Plagosi me thikë bashkëshorten në Korçë, 46 vjeçari: Unë punoja jashtë shtetit, ajo shpenzonte paratë e mia e varte florinjtë në qafë

8 Qershor 2023, 12:17Kronika TEMA

Plagosi me thikë bashkëshorten në Korçë, 46

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Aleko Myrtollarin, 46 vjeçari që plagosi me thikë bashkëshorten e tij. 

Myrtollari ka shprehur pendesë për ngjarjen, ndërsa është shprehur se gruaja i kishte lënë fëmijët pa shkollë dhe se shpenzonte paratë e tij të cilat i kishte fituar në emigrim.


"Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit, ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte florinj në qafë. U pendova për krimin", - tha Myrtollari.

Lini një Përgjigje