Familjarët pjesë e procesit të “Gërdecit”, Frrok Çupi: Njerëzit duan të dinë se kush është fajtori

7 Qershor 2023, 22:10Kronika TEMA

Familjarët pjesë e procesit të “Gërdecit”, Frrok

Analisti Frrok Çupi komentoi vendimin e Prokurorisë së Posaçme, pranoi kërkesën e familjarëve të viktimave të Gërdecit që të jenë pjesë e procesit gjyqësor.

Gjatë intervistës në ABC News, Çupi tha se në aspektin human kjo është një ngjarje e rëndësishme. Ai theksoi se tragjedia e Gërdecit ndodhi për shkak të korrupsionit familjar.

Sipas tij, qytetarët presin me padurim të dinë se kush është fajtori i asaj tragjedie, që la pas dhjetëra të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.

“Realisht nuk ndodh ndonjë gjë e madhe, por në sensin human ndodh një gjë e madhe. Problemi është se si do ta zbardh atë çështje SPAK.

Çështje e Gërdecit është pikë nevralgjike e  lirive të njeriut. 2008 dhe 2011 janë vite, që ndonëse kemi menduar se kemi bërë hapa para, por në fakt ishim në një situatë mizore për arsye të korrupsionit familjar.

Janë drejtuar sytë dhe shpresat jo për të dënuar shumë njerëz, por për të dëshmuar se cili është fajtori dhe çfarë është e drejta”, theksoi Çupi.

2 Komente

  1. S
    SEJAMINI

    O cup cupi, Jo ore Jo ,fajtoret dihen ,i di gjithe shqiperia ti.thua nuk duhen denuar shume njerez!? A je ne metro o froku I cupit ,Jane vrare ,26veta o cup, per nji vrasje denimi eshte 25 vjet ,llogarite beji vete por Jo Si lulushi ,mediu i pari ,shkelzeni ,delijorgji, sala ,kumbaro nuk duhet te dalin kurre nga burgu ,denimi i tyre duhet me se paku 101 vite per sejcilin, vetem atehere qetesohen sadopak familjaret dhe te ndjeret prehen me te qete.shpesojme qe kjo te ndodh sa me shpejt ,ndryshe hakmarja do behet Si qemoti.

      Lini një Përgjigje