Afera e familjes Berisha me klubin Partizani, Taulant Balla thirret në SPAK

7 Qershor 2023, 10:21Kronika TEMA

Afera e familjes Berisha me klubin Partizani, Taulant Balla thirret në SPAK

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme.

Report TV bën me dije se Balla është thirrur si person që ka dijeni për aferën e familjes Berisha në klubin Partizani.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme dhe po e heton për pastrim parash.

Më herët, ka qenë në SPAK  ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ai është thirrur si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’ dhe për rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, kohë kur u privatizua edhe ish-kompleksi ‘Partizani’,  e ndësa pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, m’u në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa që është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, por është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë 17 kulla në Rrugën “Frosina Plaku”, tek ish- Fusha e Aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, që në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

8 Komente

  1. G
    Go West

    Cdo dite qe nuk arrestohet Sali Berisha per krimet e pafund ne kurriz te shqiptareve, eshte nje dite e humbur. Jemi i vetemi vend ne bote qe pensionin e plote pleqerise e kemi vetem 250 euro(nuk po flas per deputete e ministra). Dhe te mendosh qe Shqiperia, qe mori ne dore Saliu, bashke me Fatosin, Ilirin etj, ishte shteti me i pasur ne bote, posedonte krejt pasurite e vendit qe ne radhe te pare ju perkisnin dy brezave te shqiptareve, atyre qe i kishin krijuar me punen e papaguar. Boll te administroheshin dhe pensionistat shqiptare sot do te kishin nje fond te bollshem finacimi. Por qeverritaret tane i rrembyen, i dhunuan, i shkembyen me vota, krejt ato pasuri pa fund. Ende vazhdon rrenimi i pasurive publike. Ju japin portin e krocierave te Vlores, port gati i perfunduar, nje pasuri publike e çmuar, ortakeve te Zenit dhe te Ilirit qe te ndertojne pallate. Kush firmosi? Di gje Spak?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drini

      Kur do ta fusin ne hale ket mut sali shiqiren

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Eh Sali te ardht gjema c'i ke bere ketij vendi.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora.Vlora

          O Legeni rilindjes po me klubin partizani mereni ju ,Saliu ka bere 101 krime .i ngre kapelen atij per nje gje ,qe jua shkerdhente rrobt ne dru se ashtu e doni ju skutha te rilindjes qe keni 10 vjet ne pushtet dhe asnjerin s keni fut brenda ,dhe po vidhni dhe po beni kerdine ,ju hani mutin gjykatave tani ,se Ramuti e beri liken President.Mbase ju fusin te gjitheve brenda

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tung

            Rajmond Vlonjati, une jetoj jashte prej 40 vjetesh dhe i kam ndjekur te gjitha ngjarjet e shemtuara ne Shqiperi nga larg, por jam i bindur per 1 gje, qe vetem njerezve si ty, Sali berisha ju ka shkrerdhy racen para e mbrapa, si i ka hije sekretarit te partise ndaj zagareve te kohes se komunizmit.

            Përgjigjjuni
          2. M
            Maku

            Spak te beje detyren. Kaq.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trimi

              Ah o sal kur sta qiva dhe unë argiten, do kisha bo ndonjë lek dhe unë.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje drejtesi e munguar eshte komoditet per krimine

                Nje pis njeri (se burre nuk eshte) me emrin sali eshte bere kanceri i Shqiperise, mbjellesi dhe kultivuesi i te gjitha farerave te krimit, duke filluar nga dhuna verbale, sharjet, rrahjet, banaliteti, etja per kolltuk deri ne vdekje, shkaterrimin e jetes se njerezve, çedukimin e brezave te rinj, arratisjet, kanunin e gjakmarrjes, tjetersimin e pronave, kurverine, prostitucionin, nepotizmin, krahinarizmin dhe pa mbarim poshtersish... Akoma mbetet i lirë por edhe këllirë ne te njejten kohe! Ne Shqiperi s'kemi akoma drejtesi...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje