Jo vetëm Dako, edhe ish-drejtori i Urbanistikës: Kush janë personat për të cilët SPAK lëshoi urdhër-arreste

6 Qershor 2023, 18:31Kronika TEMA

Jo vetëm Dako, edhe ish-drejtori i Urbanistikës: Kush janë

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me urdhër-arrestet e lëshuar nga SPAK për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, përfshi edhe ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.

Sipas burimeve për News 24, një tjetër emër i njohur për të cilin SPAK lëshoi urdhër-arrest, është ish-drejtori i Urbanistikës së Durrësit, Adhurim Qehahaj.

Gjithashtu bëhet me dije se urdhër-arreste janë lëshuar edhe ndaj disa ish-specialistëve të Bashkisë së Durrësit, por edhe ndaj disa punonjësve aktualë të kësa bashkie.

Hetimi për Dakon nisi pas një kallëzimi të bërë nga banorë të një pallati në qendër të Durrësit, i cili u dëmtua nga tërmeti.

Dako e kishte dhënë para 12 vitesh lejen për ndërtimin e këtij pallati. Gjithashtu Dako do të hetohet edhe lidhur me pasurinë e tij.

Bëhet me dije se SPAK ka lëshuar 7 urdhër-arreste me burg dhe 3 “arrest shtëpie”.

Emrat e personave për të cilët është lëshuar urdhër arrest

Vangjush Dako

Adlei Likmeta 

Roza Kovaci

Edlira Kertusha 

Adnand Tocila

Adhurim Qehajaj 

Lira Kertusha 

1 Komente

  1. A
    Arber

    Eshte mallkimi i shatrivanit qe prishet ne mes te Durresit o komuniste te pangopur, se ai shatrivan e kishte nje shpirt dhe do t'ju ndjeke ne shekuj.

    Lini një Përgjigje