
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë '"arrest shtëpie" për Vladimir Topin, administratorin e kompanisë “Dricons”, që i dha ryshfet Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe specialistes Laura Shteto.
Sipas gjykatës, Vladimir Topi u la në arrest shtëpie pasi ligji nuk lejon masë më të rëndë sigurie për një 73-vjeçar.
Ndërsa për inxhinierin e kompanisë, Silvi Shehu, i cili mori shumën e parave për t’ia dhënë dy zyrtareve të Ministrisë së Shëndetësisë u vendos arrest në burg.
Ndërkaq, ditëne djeshme u lanë në burg Sekretarja e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe specialistja e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Sheto .
Sekretarja mori rryshfet shumën prej 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë “Dricons” që garonte për një tender. Sipas SPAK, Joana Duro, shumën e parave e ka marrë si ryshfet nga Vladimir Topi, administratori i kompanisë me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.
Fituesi i tenderit me fond limit 805 mijë lekë ishte shpallur më datën 1 qershor ndërsa spak ndërhyri më datën 2 teksa u dha rryshfeti. Kompania DRICONS është shpallur fituese me ofertën 672 mijë lekë.
Shtet dhe shoqëri e degjeneruar.Kjo qe e pafat se u zbulua rastësisht.Ato tjerët vazhdojnë lojën 30 vjeçare.Kurse K:M: kritikon Britaninë dhe BEnë për "gabime politike".
E pafat ne kete rast se u kap, por do paguaje per gjithe rastet e tjera................................ 330,000 leke ne dore me gjithe taksat qe paguhen per ti nxjerr nga kompania = 420,000 Leke kosto per biznesin. 422/672 = 63% e vleres se kontratres qe paska marre kompania i ka shkuar rrushfet...........................Bo, bo, booooooooo sa dore te rende qe kane Rilindasit.
Uaaau. 330,000 leke ne dore me gjithe taksat qe paguhen per ti nxjerr nga kompania = 420,000 Leke kosto per biznesin. 422/672 = 63% e vleres se kontratres qe paska marre kompania i ka shkuar rrushfet...........................Bo, bo, booooooooo sa dore te rende qe kane Rilindasit.