Zbardhen detaje të reja për vdekjen e vajzës nga Kenia, merret në pyetje një tjetër punonjës i kazinosë

6 Qershor 2023, 12:30Kronika TEMA

Zbardhen detaje të reja për vdekjen e vajzës nga Kenia, merret

Zbulohen të tjera detaje rreth hetimit për dhunimin me pasojë vdekjen e 22-vjeçares keniane Joy Aoko, ngjarje e ndodhur në Gushtin e vitit 2022.

Prokuroria e Tiranës ka identifikuar nga kamerat e sigurisë një punonjës të kazinosë ku punonte 22-vjeçarja, i cili është shtuar në listën e të dyshuarve.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se e ka shoqëruar disa herë Joy Aokon në banesën ku ajo qëndronte. Ky punonjës ka pohuar gjithashtu se një natë është ngjitur bashkë me 22-vjeçaren në banesën ku ajo qëndronte.

Polica e ka identifikuar këtë punonjës nëpërmjet kamerave të sigurisë së një ambasade, duke lëvizur me scuter.

Ai ka pranuar se më herët ka lëvizur me biçikletë ndërsa kohët e fundit para se të ndodhte ngjarja kishte blerë scuterin, shkruan klan.

Por sa i përket dhunimit me pasojë vdekjen e 22-vjeçares keniane, nuk ka ende asnjë person të arrestuar.

 

Lini një Përgjigje