“Ka probleme me zemrën”, ekspertët dorëzojnë në GJKKO raportin mjeko-ligjor për Lefter Allën

5 Qershor 2023, 16:13Kronika TEMA

“Ka probleme me zemrën”, ekspertët dorëzojnë

Dy ekspertë mjeko-ligjorë paraqitën këtë të hënë pranë Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezultatet e raportit mjekësor ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla.

Sipas ekspertëve, Alla ka probleme shëndetësore me zemrën dhe se qëndrimi në qeli nuk është i përshtatshëm për gjendjen e tij.


Pritet që të hënën e javës që vjen, në orën 12:00, Alla të dalë para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me vendimin e saj lidhur me kërkesën e ish-kryebashkiakut për masë më të butë sigurie se arresti në burg.

Në këtë seancë do ballafaqohen qëndrimet e palëve aktet dhe se si është arritur në këtë konkluzion nga ekspertët.

Lefter Alla u arrestua për shkelje e barazisë në tenderë dhe shpërdorim detyre, teksa 10 ish-zyrtar të tjerë të bashkisë së drejtuar prej tij, përfshirë dhe biznesmenin që fitoi tenderin Aqif Konesha përfunduan në pranga.

 

2 Komente

  1. U
    Ujku Plak

    Duhet urgjente Ndryshim, te ike Ripjellja, dhe te vije Dyshja Berisha-Mutaj. Keta te Ripjelljes na merziten, se Vjedhin dhe kur kapen i Zen Zemra ose Barku, ka lezet me Shpellaret e Byrishes , dhe Koke pa Laret Leshedhise, qe Vjedhin, Vrasin, as qahet kushe, as semuret kushe, as i fut kushe ne Burge qe ti ushqejme me Taksat tone etj……

    Përgjigjjuni
    1. A
      Angjelini

      Pas arrestimit te gjithe kane probleme me zemren. Ketyre te semurve konfiskonu pasurine se u dhemb zemra me shum.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje