
Kadri Muça, pronar i një HEC-i privat në zonën e Bulqizës është proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas helmimit të mbi 50 banorëve nga uji në zonën e Gjoricës.
Ndërkohë ditën e sotme raportohet për vetëm 3 raste personash të helmuar nga uji që janë paraqitur në qendrën shëndetësorë Gjoricë në Bulqizë.
Ujësjellësi vazhdon të jetë i bllokuar nga Njësia vendore e kujdesit shëndetësor Bulqizë deri në daljen e analizave përfundimtarë që përcaktojnë shkaqet e ndotjes.
Një ditë më parë mbi 50 banorë të fshatit Gjoricë në Bulqizë u paraqitën në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi.
Shkaku kryesor i helmimit dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm që furnizohet zona, ndërsa Report Tv ka mësuar se sipas analizave paraprake laboratorike, uji ka dalë i kontaminuar.
Banorët janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Gjoricës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa simptomat janë diarre e vjellje.
Lini një Përgjigje