
Automjeti i kandidates së PD-së për Këshillin Bashkiak Shkodër, Alida Haxhia është thyer gjatë natës në Shëngjin të Lezhës.
Mësohet se makina e saj ishte e parkuar poshtë pallatit, në të cilin banon Haxhia. Persona ende të paidentifikuar i kanë thyer xhamat e pasmë, ndërsa më pas janë larguar.
Denoncimi në polici është bërë nga pronarja e mjetit, e cila ka njoftuar policinë direkt pasi ka parë mjetin e dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Alida Haxhia ka qenë kandidate për Këshillin Bashkiak të Shkodrës nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Ajo ka qenë e renditur në pozicionin 52.
Lini një Përgjigje