
I ati i Enriko Aliajt, të riut shqiptar i cili u vra me plumb në kokë në Itali ka folur për herë të parë pas ngjarjes tragjike për mediat italiane.
Shpend Aliaj, babai i Enrikos thotë se në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, Enriko ishte në banesë me vëllanë e tij dhe një mikun e tyre.
Shpendi tregon se nata e zezë e 3 qershorit ku 20-vjeçari humbi jetën ishte tërësisht aksidentale.
Ai thotë se i vëllai i viktimës, pra djali i tij i dytë ishte duke luajtur me armë dhe e qëlloi Enrikon gabimisht.
“Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur me djalin tim, mund të them vetëm se djali tjetër po luante me atë armë dhe u qëllua aksidentalisht”- tregon Shpend Aliaj, babai i Enrikos.
I ati i viktimës shton se në momentin kur ndodhi tragjedia, nuk ishte në shtëpi dhe nuk kishte dijeni për armën.
“Kur ndodhi tragjedia, nuk isha në shtëpi dhe nuk e di sesi ajo armë përfundoi në duart e djalit tim”- vijoi ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 3 qershorit në privincën e Piacenzas. Dyshohet se vëllai i tij 18-vjeçar e ka qëlluar aksidentalisht.
Ditët e ardhshme pritet të kryhet edhe autopsia në trupin e 20-vjeçarit, për të zbardhur më shumë elementë në lidhje me trajektoren e plumbit.
Viktima merrej edhe me aktivitet sportiv ku në rrjetet sociale shfaqet duke luajtur futboll dhe me uniformë.
Profesori i Enrico-s, Sergio Segalini ka thënë se komuniteti i zonës është tronditur nga ngjarja ndërsa i riu shqiptar ishte shumë aktiv në ndihmë të kujtdo që kishte nevojë për ndihmë.
Enrico jetonte me prindërit e tij, vëllain e tij 18-vjeçar Elham dhe motrën e tij më të vogël.
Po luante me kobure? Mire t'ju behet kafshe te ndyra, me lodrat qe gjeni te luani.
Po pse ore baba legen gënjen , ti thua se nuk di asgjë...... por amam “di vetëm” që po luante dhe ja shkrepi në kokë.... më mirë mos fol bastard i neveritshëm , se mbron një djalë kriminel dhe shkel mbi kufomën e viktimës , që është djali tjetër .
Lojë me kobure,ky derëziu e quan lojë…. Ngushëllime familjes!