Del nga rruga makina në Klos, plagosen dy turistët francezë

4 Qershor 2023, 17:30Kronika TEMA

Del nga rruga makina në Klos, plagosen dy turistët francezë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit në afërsi të Klosit.

Gazetari i ABC News, Neki Feta raporton se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy turistë francezë, të cilat janë transportuar  në spital. Nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Kanë qenë banorët e fshatit ata që i kanë nxjerrë turistët nga makina dhe i kanë dërguar drejt spitalit të  Traumës në Tiranë.

Në fshatin Xibër Hane, bashkia Klos, një automjet i garave “Rally”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar shtetasit E.U., dhe A.I., (shtetas francez), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të daljes nga rruga të automjetit.r.t/abcnews.al

Lini një Përgjigje