Me ekstazi dhe armë zjarri në banesë, arrestohet 25-vjeçarja në Tiranë

4 Qershor 2023, 11:18Kronika TEMA

Me ekstazi dhe armë zjarri në banesë, arrestohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçare pasi u kap me lëndë narkotike dhe armë zjarri në banesë.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve  në bashkëpunim me ato Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Magnum”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasja U. Sh., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., dhe G. T.

Gjatë kontrollit fizik të shtetases U. Sh., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, dhe gjatë kontrollit të banesës së saj, gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, së bashku me armën e zjarrit.

 

Lini një Përgjigje