Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 10-vjeçari në Bërxullë, arrestohen shoferët e dy mjeteve

4 Qershor 2023, 10:35Kronika TEMA

Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 10-vjeçari në

Një 10-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e kaluar në fshatin Bërxullë të Tiranës, si pasojë e një aksidenti mes dy makinave.

Njëra prej tyre përfundoi në lokalin, ku ishte 10-vjeçari, goditje e cila rezultoi fatale për të. Tashmë, policia ka arrestuar dy shoferët, 30 dhe 63 vjeç, që u përfshinë dje në aksident.

Sipas dëshmitarëve, njeri prej shoferëve ka qenë me 160km/h kur e ka përplasur të miturin të cilin e ka dëmtuar në pjesën e kokës.

 

 

1 Komente

  1. B
    Burg pa afat

    160 km/h ? Ç'janë këta vrasës që ngasin makina?

    Lini një Përgjigje