24-vjeçari mbyti me plastmas nënën e tij! Babai: Në burg duhet të futet doktori, jo im bir

4 Qershor 2023, 09:09Kronika TEMA

24-vjeçari mbyti me plastmas nënën e tij! Babai: Në burg

“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!” Kjo ishte fjalia e vetme që thoshte babai i 24 vjeçarit, i cili mbrëmjen e djeshme mbyti me plasmas nënën e tij në një apartament në lagjen “Partizani” të Përmetit.

I tronditur nga ngjarja, babai bën me faj doktorin, që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24 vjeçarit.

Gazetari i Report TV, Piro Nase duke raportuar nga vendi i ngjarjes, thotë se prindërit kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje ato kanë pasur frikë se mos u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë.

Mbrëmjen e së shtunës, 3 qershor 2023, mes tyre dhe djalit ka pasur debat. 

Ekspertë të kriminalistikës dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha veprimet hetimore. Madje gazetari i Report TV që raportoi në orën 23:40 të mbrëmjes së sotme tha se trupi I të ndjerës ende nuk ishte larguar nga banesa.

12 Komente

  1. m
    mjeku

    I qofte dheu i bute sat shoqe,por ti qenke me trap se yt bir or taj.Mbaje ne shtepi ate palacon e semure mender djale dhe se shpejti do e kesh ti rradhen

    1. R
      Realisti

      O mjeku! Ku e shikon trap të jatin?? A e di çdomethënë i sëmurë mendor? Prindër e çuan te mjeku por ai thjesht i dha ilaçe pa kuptuar që ai ishtë në një faze më të rëndë të sëmundjes. Djali duhet të dërgohej në spital.

      1. A
        Asd

        Mjeke si ti nuk i hyjne ne pune askujt. Te dhjefsha dipllomen e qelbur, injorant.

      2. a
        american16al

        Mjere ajo e shkrete qe shkoji por dhe mjeku duke pare shendetin e fateziut duhet te merrte vendimin e duhur per ta mbajtur nen vezhgim ne institucion larg kontaktit me te tjeret, semundja e ketij fatkeqi bene qe ky rast te ngushelloje si viktimen dhe autorin duke e mbyllur ne spital, Zoti qofte me t’a..!!

        Lini një Përgjigje