
Një rast i kontrabandimit të sendeve me vlerë është goditur në Shqipëri, përkatësisht në Portin e Durrësit, ku një shtetas është arrestuar, pasi transportonte në fugonin e tij bizhuteri floriri, para të thata si edhe një sasi të vogël kokaine.
Janë sekuestruar në tërësi 177 unaza, varëse dhe ora, të gjitha floriri, si edhe një shumë prej 1 mijë e 900 eurosh, së bashku me një sasi të vogël lënde narkotike kokainë.
Në kuadër të operacionit u kalua për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, një automjet furgon që drejtohej nga shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, që udhëtonte nga Italia për në Durrës.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
Kusheriri Vjola Dokos qe jeton ca ne Durres e ca ne Belgjike.Ua kam thene shikoni veprimtarine e familjez se kesaj femre.