Kanabis në mes të detit: Asgjësohen 270 bimë në Velipojë, 2 të rinj në pranga

3 Qershor 2023, 13:10Kronika TEMA

Kanabis në mes të detit: Asgjësohen 270 bimë në

Janë zbuluar në zonën e Velipojës gjashtë minisera ku kultivoheshin bimë narkotike të llojit kanabis sativa, ku Policia e Shtetit ka asgjësuar më pas 270 rrënjë dhe ka kapur në flagrancë dy shtetas, duke i arrestuar ata.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Velipojë, falë inteligjencës policore se dy shtetas nga fshati Baks, kishin ngritur 6 minisera brenda të cilave kishin kultivuar bimë narkotike, kanë referuar materialet në Prokurori, e cila ka regjistruar procedimin penal.

Pas disa javë hetimesh proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baks 2”.

Në kuadër të operacionit shërbimet e Policisë duke përdorur dhe dronë për të monitoruar lëvizjet e autorëve, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit O. J., 33 vjeç dhe L. Sh., 28 vjeç, të dy banues në fshatin Baks, Velipojë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke zbuluar nga plasmasi miniserat, të cilat gjatë natës i mbulonin me plastmas.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të bimëve narkotike dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje