Heqja e gradave për inspektorët/ Sindikata e Policisë kundër urdhrit: Nuk mund të barazohen të gjithë

3 Qershor 2023, 12:41Kronika TEMA

Heqja e gradave për inspektorët/ Sindikata e Policisë kundër

Urdhri i ministrit të brendshëm Bledi Çuçi dhe kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, per shkrirjen e gradave te inspektorëve te policise se shtetit ka shkaktuar mjaft pakënaqësi brenda rradhëve të uniformave blu. Reparti RENEA, FNSH si dhe shumë struktura të tjera janë ankuar pranë Sindikatës së Policisë, pasi kalimi me graden inspektor i thjeshte prek pagën e tyre, por edhe nuk u jep mundësinë e promovimit.

“Ka një mospërputhje mes urdhrit të ministrit, ose më mirë të themi jo tek urdhri, sepse urdhri është i ligjshëm, por tek organigrama. Një pikë e organigramës që bën fjalë për ndihmës pecialistët, tek disa struktura që bie ndesh me VKM-në, me vendimin e qeverisë. Sepse është lënë me një gradë. Inspektor. Në një kohë që të gjitha strukturat e nivelit zbatues, 56 struktura që parashikohen në vendimin e qeverisë, përfitojnë të trija gradat sipas vendimit. Me ligj i takon qeverisë të bëjë ekuivalentimin e gradës me funksionin dhe këtë nuk e ka kompetencë ministri.”

Sipas Fishtës, struktura e re trajton në një njëjtat kushte një inspektor që sapo ka dalë nga Akademia e Sigurisë me atë që mund të ketë 15 apo 20 vite eksperiencë pune brenda radhëve të policisë.

“Grada e inspektorit ndryshon me gradën e inspektori dytë dhe inspektori i parë. Pra këto dy nivele kanë pagë tjetër me inspektorin. Kështu që është non sens sepse një forcë speciale, një punonjës policie, një trup renea, forca të posaçme, ato të ruajtjes së dëshmitarëve, nuk mund të barazohen me një punonjës që kanë kualifikime të veçanta me një punonjës që sapo ka dalë nga bankat e shkollës. Dhe vendimi me të drejtë i ka parashikuar tre grada.”

Sa i takon trajtimit financiar Inspektori i Parë merr 5 mijë lekë të reja shtesë, ndërsa ai i dytë merr 2 mijë lekë më shumë sesa inspektori i thjeshtë.

3 Komente

  1. v
    vilson

    Ky eshte nje turp i madh qe ata qe e bene duhen ndeshkuar. Kjo eshte nje padrejtesi e cila behet me qellim qe shefave tu rritet rroga dhe tropes e cila eshte direkt me perplasje me krimin ti ulet rroga. Per cfar rritje flitet apo per mashtrim. Sindikata e policise kete ceshtje nuk duhet ta lere me kaq por ta coi deri ne zgjidhje sepse trupa policore nuk proteston dot sepse dihet qe e heqin nga puna. SINDIKATA QE TE JETE E VERTETE DUHET TA NGREI TRUPEN NE GREVE TE PERGJITHESHME DERI NE ZGJIDHJEN E KETI PROBLEMI JETESOR. Kete padrejtesi e kane bere drejtusit e policise.

    Përgjigjjuni
    1. b
      beni

      Vilson , po policit qe vjedh edhe makinat ne lavazh , cfare grade ti japim? apo edhe ti i atij rangu je . policia duhet te pastroje vetveten njehere pastaj te kerkoje grada dhe rroge . 80% e policise eshte e korruptuar dhe deftesa fallco

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dushi

      Mire e ke more ti zoti Fishta, por si rralle here degjohesh te flasesh per keto te drejta te policeve nga pagat e te cileve paguhesh zotrote. Se vec kesaj duhet te ngresh zerin edhe per kompensimin e vaktit te ushqimit e te tjera e te tjera. Mos u mjafto vetem me konstatime. Me duket se ngre zerin vetem kur don me zgjidh ndonje hall tendin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje