Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 13 milionë euro asete në një vit

3 Qershor 2023, 10:34Kronika TEMA

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 13 milionë euro asete në

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Partë në Vlorë, ka arritur të sekuestrojë asete me vlerë 13 milionë euro përgjatë një viti, në qytetin bregdetar shqiptar.

Sipas një komunikate për shtyp nga vetë organi i sistemit të drejtësisë, lufta kundër pastrimit të parave dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, ka qenë në vëmendjen e Prokurorisë.

Ndaj, për këtë arsye, janë arritur të sekuestrohen pasuri që tejkalojnë vlerën e 13 milionë eurove.

Sipas të dhënave, shuma totale vjen nga sekuestrot preventive të vendosura mbi 33 pasuri të paluajtshme në total në vitin 2022.

Pasuritë e sekuestruara janë kryesisht prona të paluajtshme, apartamente, toka, ullishte, dyqane si dhe llogari bankare.

Në lidhje me veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, për vitin 2022 rezulton të jenë regjistruar 32 procedime penale dhe 21 hetime pasurore.

Ndërsa janë dërguar për gjykim 7 procedime penale me 8 të pandehur.

Lini një Përgjigje