Aksidentoi për vdekje vajzën greke, 27-vjeçari shqiptar nuk kishte patentë

2 Qershor 2023, 19:39Kronika TEMA

Aksidentoi për vdekje vajzën greke, 27-vjeçari shqiptar nuk

Mediat greke raportojnë për të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë në Selanik, ku një 27-vjeçar aksidentoi për vdekje të renë greke.

Sipas dosjes hetimore, 27-vjeçari po i jepte makinës me shpejtësi të lartë, ndërsa nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Shtetasi shqiptar sipas dokumentave të publikuara nga Protothema.gr po i jepte makinës me shpejtësi 104 km/orë, ndërsa gjendej në një zonë të banuar, ku shpejtësia e lejuar është 50 km/orë.

Si pasojë e shpejtësisë së lartë, 27-vjeçari nuk mundi të manovrojë siç duhej dhe aksidentoi të renë greke, Emmanuela Kariorakis, duke e tërhequr zvarrë me makinë dhe duke i shkaktuar vdekjen. Kjo e fundit ndërroi jetë pas pesë ditësh në spital, ndërsa familja e saj vendosi t’i dhuronte organet.

2 Komente

  1. N
    Njerez te mallkuar

    Njerez te cmendur kriminel mbushen Evropen me vrasje,poshtersina

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      E tmerrshme. Te kalbet ne burg. Ndjese paste e shkreta vajze. Bravo dhe me kurajo te larte qe familja dhe ne keto kushte te hidhura arrin te gjeje forcen per te shpetuar jete te tjera. Ai qelbanik i ndyre te marre denimin me te rende te mundshem.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje