U arrestua për korrupsion/ SPAK kërkon 4 vjet burg për gjyqtaren e Elbasanit

2 Qershor 2023, 14:44Kronika TEMA

U arrestua për korrupsion/ SPAK kërkon 4 vjet burg për gjyqtaren

SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vjet burg për gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulët 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u kërkuan 2 vite e 6 muaj.


Në fillim të vitit, Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, avokatin Ilir Pashaj dhe disa të pandehurve të tjerë.

Vyshka përballet me drejtësinë për akuzën, “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim.

Dyshohet se ajo ka negociuar me familjarë të një të arrestuari, Xhulio Musaj për t’i lehtësuar pozitën penale.

Sipas hetimeve të nisura në vitin 2021, gjyqtarja ka kërkuar fillimisht 2 milionë lekë, por më pas e ka rritur kërkesën në 4 milionë.

3 Komente

  1. h
    hasan

    Spaku pervec se i ka kerku pak 4 vite, duhet te hetoje dhe te gerrmoje per pasurine e kesaj mostre. Sekuestro per te gjitha pasurite e fituara me djersen dhe gjakun e qytetareve ne menyre qe ata qe do ulen te njeten karrike, te gjykojne ne menyre te drejte.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Diplomati

      Zamira, burgu eshte i veshtire sidomos kur je plake.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hyseni

        Gjalle qenka kjo Zamira qe luante drogen me Kosenin dhe nje tregetar rom, idashuri i Zamires.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje