
"Fiks Fare" denoncoi dje veprimet arbitrare të një inspektori policie në Shkodër, i cili i kontrollon portofolin një qytetari dhe një tjetër e rreh!
Në redaksinë e Fiksit mbërriti një informacion, i shoqëruar me video, për komandantin e Rendit në Policinë e Shkodrës, Shkëlzen Gjonaj, i cili futet në një makinë private pa mandat dhe i kontrollon portofolin. Sipas informacioneve, polici dyshohet se ka marrë nga portofoli një zarf të vogël me 350 mijë lekë dhe 50 euro, të cilat pasi u pikas nga kamerat ia ka kthyer pronarit disa orë më pas.
Për të njëjtin polic, me gradë inspektor, ka mbërritur një tjetër video në Fiks Fare, të bërë disa kohë më parë. Në këtë video, polici është në një lokal në Shkodër dhe befas godet me shkelma dhe grushte një djalë të ri. Fiksi e takoi policin, i cili thotë se nga makina ka marrë vetëm një fasoletë. Ndërkohë, për shkelmat e grushtet thotë se nuk e mban mend. “Mund ta kem bërë, por për punë” thotë ai. Më tej pohon se nëse i publikohen këto video, i rrezikohet karriera në Policinë e Shtetit.
Në redaksinë e “Fiks Fare” kanë mbërritur disa informacione për një inspektor policie në Komisariatin e Policisë së Shkodrës. Bëhet fjalë për z. Shkëlzen Gjonaj, me detyrë Komandant Rendi në këtë komisariat. Informacioni është shoqëruar me video, ku në datën 21 maj 2023, Gjonaj futet në një makinë private pa mandat dhe i kontrollon portofolin. Video është nga kamerat e sigurisë dhe është bërë në datën 21 maj 2023. Një makinë policie shkon në një lavazh në Shkodër. Në makinë ishte edhe komandanti i rendit, Shkëlzen Gjonaj, bashkë me një tjetër polic. Ngjitur me makinën e policisë që po lahej, ishte edhe një tjetër mjet privat.
Inspektori Shkëlzen Gjonaj shkon në afërsi të kësaj makine dhe bën kontroll. Ai merr nga brenda makinës një send, i cili është portofol. Fillon dhe e kontrollon. Merr një send të bardhë, të cilin e hap. Brenda këtij zarfi dyshohet se ka pasur 350 mijë lekë dhe 50 euro të qytetarit. Më pas, polici e merr zarfin dhe bashkë me një fasoletë, heq kapelën. Ai bën sikur pastron kapelën dhe fut në të një send të bardhë, i cili ishte zarfi. Vazhdon pastrimin dhe më pas e vendos në kokë dhe largohet.
Për të njëjtin polic, komandantin e Rendit në Policinë e Shkodrës, mbërrin një tjetër video, të bërë disa kohë më parë. Në video shfaqet sërish Shkëlzen Gjonaj, i cili gjuan me shkelma dhe grushte një djalë të ri. Sherri bëhet në mes të lokalit, teksa nga pamjet nuk duket si aksion policor. “Ik, ik! Larg, larg. Yyy, yyy depzes kur&ë! Jazëk, ik …” i thotë inspektori qytetarit. Inspektori i policisë, Shkëlzen Gjonaj, ka të veshur uniformën e policisë. Fillimisht, ai shan dhe ofendon një qytetar. Më pas e qëllon dy herë rresht me grusht në fytyrë. Dhuna vijon me një shkelm. Por nuk ndalet, e godet sërish me grusht kur po largohej! Qytetari largohet dhe për asnjë moment nuk e ofendon dhe e godet!
Komandanti i Rendit: E kam rrahur për hir të punës!
Pas këtyre informacioneve, gazetarët e Fiksit shkojnë në Shkodër për të takuar vetë Komandantin e Policisë. E telefonojnë dhe i thonë se janë qytetar që kanë një informacion për një ngjarje. Komandanti i thotë se është në një kontroll banese dhe u lë takim. Grupi i Fiksit shkon te vendi i takimit, në lagjen Ajasem, afër Kalasë së Shkodrës.
Fillimisht për videon e parë, atë të marrjes së portofolit nga makina, polici thotë se ka marrë një fasoletë. E mohon që të ketë marrë para’, ndërsa pohon se s’ka qenë aksion! Gazetarët e pyesin nëse kishte ose jo mandat, ndërsa ai përgjigjet se “jo, s’ishte kontroll”, ndërsa mohon të ketë marrë para’, por vetëm një letër për të fshirë kapelën. Pyetjes nëse djali i tij ka kthyer paratë, thotë se s’ka dijeni!
Gazetarët e pyesin për videon e dytë, atë të rrahjes së një djali. Thotë se nuk e mban mend dhe nuk e di nëse është apo ai! Thotë se mund t’ia kenë bërë persona me precedentë për shkak të punës. E pyesim se përse kjo sjellje, na thotë “s’e mbaj mend”. Më pas, polici i afrohet grupit të Fiksit te makina dhe u thotë se “nëse publikohen këto video, më shkatërrohet karriera”.
“Kush ma ka bërë këtë punë?!” i thotë polici gazetarëve, ndërsa merr si përgjigje se nëse tregohet burimi, atëherë s’do kishte Fiks Fare! “Tërë jetën po na shkatërroni, për hir të punës kam … Në qoftë se kam rrahur, kam rrahur njerëz për hir të punës!” ishte përgjigjja e tij, duke pranuar se e ka dhunuar atë qytetar! Pyetjes se përse e kishte qëlluar, polici përgjigjet se “s’e mbaj mend”. Gazetarët e pyesin sërish për ngjarjen para 10 ditësh, atë të kontrollit të makinës dhe portofolit. “Unë e di që ma ka bërë njëri që e kam futur në burg, e di se ma ka bërë ai” thotë ai, por kur kupton se po filmohet ndryshon qëndrim. “Asnjë gjë s’është e vërtetë, këtë ta dini!” përfundon ai.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit firmosi përjashtimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit të punonjësit të Policisë nënkomisar Shkëlzen Gjonaj pas denoncimit në media të veprimeve arbitrare të tij.
Sot pasdite u mor vendimi për pezullimin e tij pasi në media u publikua një video ku ai filmohej duke vjedhur paratë në një automjet brenda një lavazhi. Por në mbrëmje u publikua një video tjetër ku ai rrihte një qytetar. Menjëherë pas kèsaj u mor vendimi për përjashtimin e menjëhershëm të tij nga Policia e Shtetit dhe po punohet për arrestimin e tij.
Në vijim të informacionit të dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj., me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, sqarojmë se:
Pas transmetimit të një rasti tjetër të abuzimit me detyrën nga ky punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj," thuhet në njoftimin e policisë të nxjerrë sot në orët e vona të natës. Ndërkohë AMP është duke kryer veprimet procedurale për arrestimin e tij.
Policia akoma me mentalitet Komunizmi. Paska dhe Punesim ne Shtet per te Rrahur Qytetaret ,,,, ky tip eshte Turp per Policine dhe Shqiperine. Si puneson Shteti te tille Njerez. Kush Shqiptar paguan Taksa qe te Rrahet. Hiqeni kete analfabet Qelbesire e Hajdut
Haha sa gallate e kame rrah për hire të punës.. Jo o zotri e ke rra për hire të mentaliteti primitive, barabar, Turko-Otomane.. Ky derr jo të shkarkohet por duhet të futet në burg. Kjo nuke ështe policija që ne duame..
Çfar Bastardesh jane Maloket e Shkodres, atje duhet te kete Kontrol te rrepte, se une i kam para sa Bastarde jane
Po te heqesh te gjitha ata si ky , nuk ngelet polic ne policine e shtetit sepse 80% e policeve jane si ky
Cfare komunizmi thu or dru me pre? Korrupsioni ne polici duke vjedhur leke si kusar rruges nuk kishte. Te varnin nga kembet me gjithe familje.
Po Rrahje ka pasur se 14 vjeç mi kan thyer brinjet Policet ne Kinema Republika ne Shkoder ne 84 Ti paske Jetu ne idealizem me duket se ne ate kohe Policet ishin njesoj si sot Hajduta,merrnin Lek e kishin shtepite me te mira e i mbronte ligji …Me Fal qe te shava komunizmin qe eshte dicka qe ka falimentuar nga ata qe e shpiken,por ne Shqiperi vonon si gjithmone te vdes si ideal nga Militantet e kuq.
Ka plot si ai,isha keto dit ne spille dhe po pija kafe me ca shoke kur erdhen polic e takuan pronarin e resortit,i them ktyre si eshte puna,me thone ky pin dhe ecen me veture dhe kto si heqin psh patenten por ja marrin" tollone" denimin????
Haha ???? mos u çudisni se nga këto kemi plotë. Hajdeni në Dibër se keni shef Hakiun dhe Ajetin që të rrujnë për së thati veq mos ju dalt rasti ????
Mos e bani problem,keta jane shpellaket tropojan qe mbushi baca i Sheqeres vukut Shqiperin,polic,prokuror,gjyqtare dhe sekser
Po qe se masa ka qënë përjashtim, nesër e ke kontigjentin e berishës dhe metës si kandidat për të punuar prap në strukturat e rendit. Ai ka kryer dy vepra penale, atë të vjedhjes me uniformë dge atë të përdorimit të dhunës me uniformë policie. Kështu nëse e kanë vem përjashtuar, për të është nderi madh, pas gjashtë muajsh me një kërkesë dhe me një zarf, ai rikthehet prapë nl detyrë.
Pezullohet ??? Ai është për burg vodhi rrahu dhe e perjashtuan vl shtet kartoni
Ah teteme ne gop o mentalitet maloku.
Nese ky derri ka pas te drejte e ka hak ushqimin por nese e ka gabim do cuar te kasapi hahahah
O kumandar....po cpate o lumadh te pakten keq apo mire e merje nje rroge ne polici po tani cfare do besh se per pune ti dukesh qe te ha mune. Me cfaredo gjeje qe te meresh kurre nuk do maresh me shume se rroga qe e merje guke tallur karet dhe duke perfituar dhe ndonje benefit si polic ...se ketu jemi ne shqiperi qe biznesi i ndershem nuk pi uje. Ik nga Anglia meru me ndonje droge ne do te mbijetosh se ndryshe i ktheve patkonjte nga dielli .....PARAZIT
Pastaj, çuditemi kur j'a u shkerdhejne robt...!. Ka me qindra si kjo fytyre qè janè me dhe pa uniforme dhe bèjne si garipa dhe vjellin cfare tè gjejne.
Shqiperi o dele but lind e rrit vetem hajdut....
Hahahahaha...i madh iliria
Hahahahaha...i madh iliria
E more babush qe e turperove familjen. Mendjen vec te paraja dhe fitimi i parase me arrogance, Asnjehere dhe asgje te ndershme nuk bere e jete.
Po ckeni o milet i ndyre qe shani viktimat e regjimit qe votoni dhe mbroni me gjak… rrace e ndyte analbanistani pellazgshqipfoles, lol
Ke te votojme ?? Pidhin e motres tende ? E ku ta gjem motren tende ta votojme e ta pallojme ?? Ajo shkerdhehet me Ricin , Ricin faqekuqin , bythqirin qe do ti futesh dhe gishtin ne byth lol lol
Cfare mentaliteti! 2023 dhe polici thote qe rraha per hir te punes! Keta si tipi ketij jan si policet kapterrat e kohes se komunizmit qe me “zell” e tejkalonin detyren qe u jepte partia per shkak te urrejtjes qe kane ne shpirt.
Polic bark derra , turpi i policise. Polic hajduta, turpi i policise. Polic injoranta, turpi i policise. Bani nje xhiro ne Shengjin ne muajt e veres, Si ky siper gjeni sa te doni.
Kumandant leshi! Hajdut, i dhunshëm, i pa aftë dhe injorant! Nuk e ka dëgjuar ky budalla lopçar se qeveria i ngriti rrogat për policinë dhe do t'i ngrerë përsëri, duke i çuàr në 900 euro?! Mëso në burg tani, kumandant lesh gjoni!
qe e kane fut ne kurth nuk do shume zgjuaresi, por mire ja kane bere se e meriton...do kete kerkuar leke per ndonje "sherbim'" te vogel dhe e kane instruktuar se ku mund tì marri duke e filmuar me kamera te fshehta... nuk ka lavazh me kamera aq afer me njera tjetren se i bie qe si lavazh te kete min 10 kamera...bravo ju qofte se jane treguar te zgjuar... nese do filmonin duke I dhene leke dorazi, futen ne burg edhe ato qe japin per korrupsion aktiv...polici tjeter po ben sikur po flet ne telefon dhe po survejon ambjentin gjithashtu...
Policia “ qe duam”!
Ska faj ky. Shaban nexhi prej katundeve te kuksit e bani nenkomisar kete edhe te tjere.
Asnjë çudi. Në Albanistan janë gjëra normale. Kafshë ripërtypëse dythundrakë. Që nga momenti që njeriu i ligjit, në këtë rast një polic, e ka barkun te goja, nuk bën dot as 100 metra vrap, si gjuhë njeh vetëm dialektin e vetë (lëre më pastaj të njohë ndonjë gjuhë të huaj), nuk di shkrim e këndim (vë bast që nuk kalon dot testin e gjuhës shqipe), nuk njeh asnjë formë komunikimi përveç gërthimave dhe dhunës fizike, etj, ai vend e ka sigurimin e ligjit në nivelet e Burundit. Duhet reformë e thellë në policinë e shtetit.