Zbardhen detaje të reja nga atentati në Berat: 3 t dyshuarit kishin marrë me qera makinën për 5 ditë! Shënjestra shpëtoi sepse...

1 Qershor 2023, 14:45Kronika TEMA

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Berat: 3 t dyshuarit kishin

Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin e parandaluar ditën e djeshme nga policia në Berat ku mbetën të arrestuar 3 persona të dyshuar si vrasës me pagesë.

Tre të arratisurit Hamir Berisha, Arli Shehu dhe Ermal Gora morën një makinë tip ‘Chervolet’ me qera për 5 ditë, për të ndjekur shënjestrën i cili shkonte çdo fundjavë në Berat.


Por këtë herë, shënjestra nuk shkoi në Berat dhe për këtë arsye i shpëtoi atentatit.

Kujtojmë se ditën e djeshme në kontrollin e makinës u gjet një motoçikletë e vjedhur në Kosovë, bashkë me një armë zjarri automatik me silenciator, një pistolete me silenciator, municion luftarak, 2 skafandra, veshje kamuflazh (xhup meshini), 2 radio, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse. Armët e gjetura janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore.

Lini një Përgjigje