Shpërthimi me tritol i fasonerisë/ Zbardhet dëshmia e të miturit: Më pagoi Edmond Arapi

1 Qershor 2023, 10:13Kronika TEMA

Shpërthimi me tritol i fasonerisë/ Zbardhet dëshmia e të

Dy persona, një 46-vjeçar dhe një i mitur u arrestuan në lidhje me vendosjen e një sasie tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut në Tiranë. Pas arrestimit, i vetmi që ka folur përpara hetuesve është 16-vjeçari, i cili ka thënë se Edmond Arapi e ka paguar për vendosjen e tritolit.

16-vjeçari R.G  ka thënë se Edmond Arapi e ka paguar për vendosjen e tritolit. Nga ana tjetër Arapi nuk ka folur gjatë arrestimit dhe pritet të merret sërish në pyetje.

Pas shpërthimit në fasonerinë e italianit, Edmond Arapi u fsheh në Himarë ku edhe u arrestua, ndërkohë edhe italiani i fasonerisë është larguar në Itali dhe akoma mbetet i paqartë motivi i ngjarjes.

Lini një Përgjigje