Pretenca e SPAK: Do paguheshin 300 mijë euro për të shkatërruar ADN-në e Redjan Rrajës

1 Qershor 2023, 09:18Kronika TEMA

Pretenca e SPAK: Do paguheshin 300 mijë euro për të

300 mijë euro do të paguheshin në laboratorin e Policisë Shkencore për të shkatërruar ADN-në e Redjan Rrajës. SPAK, gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare para gjykatës, e bëri të ditur këtë fakt. Organi i akuzës pretendon se kjo gjë do të bëhej për t’i lehtësuar atij pozitën në gjykatë. Sipas prokurorëve, kjo bisedë është zbardhur nga komunikimet që ka pasur grupi kriminal në aplikacionin SKY. 

Redjan Rraja që kishte pseudonimin “Doku” rrezikon që të dënohet me burgim të përjetshëm si ekzekutor në ngjarjen e 1 Nëntorit të 2019 tek mbikalimi i “Shkozetit” në Durrës. Në këtë atentat u plagos ish-prokurori Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, dhe një javë më vonë humbi jetën në Spitalin e Traumës shoferi Andi Maloku. 

SPAK bëri të ditur se gjurmët e ADN së Redjan Rrajës janë gjetur në disa sende të ndryshme në automjetin Mercedes-Benz ngjyrë gri që u gjet në fshatin Shkafan të Ishmit. Profil gjenetik u përftua në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij dhe në rrobat, kapuç dhe një palë doreza. Brënda makinës së autorëve u gjetën 136 gëzhoja, dy automatikët dhe një pistoletë që u përdorën në ngjarje. 

Prova tjeta kundër Redjan Rrajës janë pamjet filmike kur ai largohet nga Ishimi në drejtim të makinës që drejtohej nga Eriol Haliaj.  Sipas prokurorisë, pas zbërthimit të celularit të tij është konstatuar se ai ka bërë 880 hapa me shpejtësi deri sa kanë arritur tek vendi ku i mori Halilaj. Po ashtu në celularin e tij janë gjetur edhe termat   si “bidon”, “benzin”, “autostradë”,  “benz”, “Arjani”, “Rrumi”, “vrasje”, “burg”. 

Rraja ka pretenduar se ditën e ngjarjes ka qenë në qytetin e Durrësit dhe ka qëndruar në zonën e “Vollgës”. Ai ka pretenduar se atje është marrë me dokumentet e makinës së tij. Ndërkohë që bashkëshortja e Rrajës ka pretenduar se ditën e ngjarjes ai ndodhej jashtë vendit. Sipas prokurorisë, Rraja ka dashur të krijojë një alibi.   

Erjol Halilaj për të cilin SPAK kërkoi dënimin me 35 vite burg, akuzohet si bashkëpunëtor. Sipas kamerave të sigurisë, ai ka marrë makinën e tij nga një biznes në Durrës në orën 15:15 dhe ka përshkuar të njëjtin itinerar që ka ndjekur makina e autorëve dhe ka shkuar në afërsi të Ishmit për të marrë Rrajën dhe dejtuesin e makinës. Organizator i atentatit dyshohet të jetë Plarent Dervishaj.

Në konkluzionet e saj, Prokuroria e Posaçme nuk e specifikoi kush ishte shënjestër e atentatit.  Seanca e radhës me konkluzionet e mbrojtjes së Rrajës dhe Halilajt do të mbahet më 15 Qershor në orën 14:00.

4 Komente

  1. T
    T

    Do bej si do bej Rama ,do e nxjerr NGA burgu ket robin per nje ose 2 vjet se I duhet per zgjedhje

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kv

      ik mer oturaku i Saliut!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bujar Kanapari.

        "T"! (Taulant) Te rrosh vet se mendja te ka shkuar tek prapanica e Sahalese. Vazhdoni, bejani qefin vetes se "pelqeheni" nga populli, por ju "grabit" Rama. Per ju eshte shume me vend fjsla: TRUSHKULUR.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Njeriu që digjet për drejtësi

        Shum kanë dhënë për këtë diagnozë. Në insitutin e kriminalistikës, provat i zhdukje apo i manipuloje si të doje, në bazë të njohjes dhe pagesës. Sinoimeri, mafiozi i manipulimeve, zhdukjeve të provave, grafive dhe gjithçka që përbënte provë. Ky njeri mendon se kaluan vite, dhe po shijon ato që u shpërblye, por garron se në jet të jetëve gak pa marë dhe borxh pa larë nuk ka. Ka rivrarë ata që i vranë, ndërtoi lluks në jetën familjare të tij, me gjak njeriu. Dhe në kollonat e shtëpisë tijë, bërtasin shpirtrat që ky i rimori jetën. Jemi shumë që na ke poshtëruar, por që punojmë avash, po hak pa marë askush s’ka dash. Sinoimati, as varri nuk ka për të pranuar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje