Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën

31 Maj 2023, 14:59Kronika TEMA

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK kërkon dënimin me burgim

SPAK ka kërkuar këtë të mërkurë burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji dhe 35 vite burg per Ariol Halilajn.

Ata akuzohen per atentatin ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe humbi jeten shoferi Andi Maloku dhe u plagos Pellumb Muharremi.

Redjan Rraja është në burg lidhur me atentatin në vitin 2019 ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, ku akuzohet për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal, vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurorit Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

 

1 Komente

  1. T
    T

    Shko bej pushime tani ne dubaj .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje