U shkarkua nga vettingu si drejtor i Policisë së Lezhës, emërohet këshilltar i Muhamet Rrumbullakut

30 Maj 2023, 19:03Kronika TEMA

U shkarkua nga vettingu si drejtor i Policisë së Lezhës,

Vehbi Bushati, që u shkarkua nga drejtimi i Policisë së Lezhës për mos plotësimin dhe mos dorëzimin e formularit të të deklarimit të pasurisë dhe formularin e vlerësimit të aftësive profesionale, ka marrë detyrën e re këtë të martë.

Nga burime pranë policisë, mësohet se Bushati do të mbajë postin e këshilltarit në kabinetin e drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit. 

Emërimin e Bushatit në këtë post e ka firmosur vetë drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, sipas një dokumenti të siguruar nga TCH.

Vehbi Bushati ushtroi detyrën si drejtor i Drejtorisë Vendore të Lezhës për 1 vit e dy muaj.

Më datën 24 maj, trupa vlerësuese e kryesuar nga Suela Baluku vendosi shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar formularët për deklarim pasurie, pastërti figure dhe aftësitë profesionale.

TCH u interesua pranë Policisë së Shtetit ku mësoi se drejtori i Policisë së Lezhës kishte dorëzuar pranë komisionit të vetting-ut dosjen që kur ky proces nisi në vitin 2018. 

Por, për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë doli një udhëzim i ri ku procesi do të kryej nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore e për rrjedhojë dosja duhej ridërguar, ç’ka drejtori i Lezhës nuk e kreu pavarësisht njoftimeve zyrtare të dërguara nga komisioni.

5 Komente

  1. X
    XXXL

    Ja pra anetaret e grupit "Ciftelia" po rimblidhen rreth bajges Rrumbullaku.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Republic banana......

      Mohammed Mohamed por edhe rrumbullak..... hahahaha!!!??

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

        Lorenc Panganika kur e ka rradhen?

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Keshtu funksjonon i ashtuquajturi shtet albanez!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Niku

            U bene 100 dite qe kur erdhi ky Rrumbullaku ne krye te policise? Se sikur e nisi me zulm, plan 100 ditor per te kapur vrasesit e nipit te Vis Martinajt gjasme. Edhe ky si ata para tij, fol te flasim, bej sikur kap ndonje gje dhe shtyj kohen.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje