Vettingu në Policinë e Shtetit, largohet nga detyra drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati

30 Maj 2023, 12:19Kronika TEMA

Vettingu në Policinë e Shtetit, largohet nga detyra drejtori i

Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati është shkarkuar nga detyra nga trupa e Vlerësimit pranë Agjencisë Mbikëqyrjes Policore.

Arsyeja e shkarkimit të tij është sepse nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive, detyrim ky ligjor për procesin e vettingut në polici.


Për këtë arsye Trupa e Vlerësimit e Agjencisë Mbikëqyrjes Policore vendosi largimin nga pozicionet drejtuese të Vehbi Bushatit.

Vendimi i AMP për Vehbi Bushatin:

1. Largimin nga pozicionet e përcaktuara në nenin 6 të ligjit 12/2018, i ndryshuar, të subjektit të vlerësimit, z.Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

2. Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Subjektit të Vlerësimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit.

3. Ky vendim publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, në përputhje me pikën 8, të nenit 56, të Ligjit 12/2018, i ndryshuar.

4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 45 ditëve nga data e njoftimit, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

ARSYET e shkarkimit:

Trupa e Vlerësimit e Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, bazuar në nenin 32, pika 3, nenin 36
pika 1.1, nenin 44 pika 1.1, të ligjit nr.12/2018 "Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të

Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme
dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme", i ndryshuar,

Vendimi i shkarkimit:

1. Largimin nga pozicionet e përcaktuara në nenin 6 të ligjit 12/2018, i ndryshuar, të
subjektit të vlerësimit, z.Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të
Policisë Lezhë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

2. Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Subjektit të Vlerësimit dhe Drejtorisë së
Përgjithshme të Policisë së Shtetit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së
vendimit.

3. Ky vendim publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, në përputhje
me pikën 8, të nenit 56, të Ligjit 12/2018, i ndryshuar.

4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 45 ditëve nga data e njoftimit, në Gjykatën
Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

 

1 Komente

  1. A
    AJET DELAJ New York

    Padyshim nje nder policet me te mire qe ka pasur policia e shtetit ne 30 vitet e fundit. Nuk dua të hyje ne cshtje teknike të ligjit e as te bej historine e z Bushati por te diskutosh profesionalizmin z Bushati eshte e tepert. Madje nuk arrij të kuptoj se kush jane ata qe jane te afte te bejne vlersimin profesional te z Bushati???? Megjithate nuk mendoj se strukturat dhteterore të shtetit shqiptar do i shkojne budallekut deri ne fund megjithse fatekeqesisht jo pak here e kane bere.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje