Vladimir Kurti zbulon pseudonimin e Dan Hutrës: Është spiun i policisë, ka futur në burg 3-4 grupe

30 Maj 2023, 12:11Kronika TEMA

Vladimir Kurti zbulon pseudonimin e Dan Hutrës: Është spiun i

Dan Hutra, autori që vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera më 1 Mars 2023 në Tiranë, ka qenë spiun i policisë.

Kështu shprehet Vladimir Kurti në një intervistë për emisionin Uniko. 

Sipas Kurtit, Hutra njihet me pseudonimin “Daja” dhe ka spiunuar 3-4 grupe droge që janë goditur nga policia.

Vladimir Kurti është vëllai i Etleva Kurtit, e cila u vra nga Dan Hutra më 1 Mars.

Si mund ta përshkruash marrëdhënien mes jush dhe si mund të ma përshkruash Dan Hutrën në fillimet e kësaj marrëdhënie të mirë shoqërore që kishit?

Po pasi filloi ai të thoshte këto gjërat unë të ndihmoj unë të nxjerr nga burgu, unë bëj.. unë fillova të dyshoj që ai mund të ishte spiun i Policisë së Shtetit. Pasi kishte dhe informacione që ai njihej me pseudonimin “Daja” jashtë.

“Daja”?

“Daja”, domethënë që ishte nga këto agjentët sekretë që i mbajnë për të infiltruar e për…

E keni të sigurt këtë që ka qenë i infiltruar i policisë?

Po ka futur në burg edhe..janë 3-4 grupe që janë kapur me drogë, i ka fut ky i ka spiunuar.

E ke të sigurt? Janë kapur 4 grupe me drogë nga Dan Hutra?

Po, janë kapur nga Dani, janë spiunuar kur ka qenë jashtë i infiltruar.

Po ti kur e more vesh që ishte i infiltruar i policisë? Gjatë kohës që ishit në burg apo kur i prishën marrëdhëniet mes jush?

Jo jo. Ditët e fundit para se t’i kërkoja unë që të largohej nga dhoma, se unë i kërkova që të ikte nga dhoma. Ato ditë e marr vesh nga çunat jashtë, nga çunat e burgut. E mora vesh që kështu kështu… Pastaj më tha që unë jam në burg për..jam në burg se kam marrë gjakun e babës. Pastaj nga ca kuksianë që kanë qenë doganierë që janë arrestuar, e marr vesh që ai kishte vrarë një femër.

Bashkëjetuesen e vetë.

Po kishte vrarë një femër e kishte prerë në qafë… Aty e mora vesh edhe fillova ta largoj se thashë.. dyshoja që është spiun. Edhe thashë ky ka ardhur 100% për të më bërë keq.

6 Komente

  1. a
    avniu prej bubqit

    Ku po na rruhet kari per keta kafshe, ne kemi probleme te tjere, si tha nje shok i imi live ne studio keta hengeshin kokat e njeri tjetrit nuk i duhen as familjes as shoqeris

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pak koment.

      dmth u be dhe ky shenjester per tu zhdukur!!! bravo Tema qe kontribuoni kaq shume ne lemin e gazetarise dhe i beni njerezit shenjestra!!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pak koment.

        Mire qe fshini komentet po ftillohuni edhe fshini edhe artikullin. Mos u cudisni nese dikush ja ve gishtin ketij tipit vetem prej ketyre artikujve idiote dhe rezultatit dihet. Ndergjegjesohuni dhe fshijeni kete artikull. Nuk i hyn ne pune askujt.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prec Ulaj

          Imagjino, te fillosh te gjykosh ne burg, ky eshte i mire, ky eshte i keq. Ne burg, 95% e atyre qe jane brenda jane mut-muti. Spiun i policise, vrau kater femra. Ky qe e denoncon ka probleme personale me kete kriminelin.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sokrati i trishtuar

            Nuk e kuptoj dot, perse duhet te shikojme pareshtur fytyren e nje krimineli te ndyre, kur ne vend te tij mund te shikojme njerez te vertete ne teritorin tone, qe punojne e sakrifikojne per jeten, per familjen dhe shendetin, per shoqerine, per talentet, per krijuesit, per bamiresit, zejtaret, per nxenesit e talentuar... Neser kete kriminel do ta bejne hero! Kjo eshte nje çmenduri mediatike, qe tregon se promovon krimin, duke i bere autoret personazhe tipikë... Jetojme ne nje kohe çmendurie, ku ne plan te pare dalin kriminelet dhe lakuriqesite, ku ato te femres dominojne ekranet, reklamat, revistat, te gjithe mjediset.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fat man

              Kjo eshte policia qe "duam" bashkepunon me kriminele, e lene te lire per te vrare e perdhunuar. Ky po eshte shtet.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje