
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u shoqërua në GJKKO për të dëshmuar në procesin ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës e Enver Divës të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Procesi për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia po zhvillohet si një i vetëm me vrasjet e shtetasve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Shkak I bashkimit të dosjeve nga SPAK u bë fakti se viktimat kishin njohje dhe marrëdhënie miqësore mes tyre me dy viktimat, Shkoza dhe Avdia.
Katër vrasjet, sipas prokurorisë, janë kryer nga grupi I Talo Çelës, ku bënin pjesë Nuredin Dumani, Klevis Alla, Altin Ndoci, Besian Xhixha dhe Enver Diva.
Për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia ishin paguar me 5 mijë euro dy persona të tjerë të cilët nuk e realizuan krimin pasi njëri prej tyre u prek nga COVID. Më pas në veprim hyri Nuredin Dumani I cili realizoi atentatin.
Lini një Përgjigje