Inceneratori i Fierit, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Kokën, Bllakon dhe të akuzuarit e tjerë

29 Maj 2023, 13:33Kronika TEMA

Inceneratori i Fierit,  GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Kokën,

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarit të ksaj ministrie Alqi Bllako dhe 14 të pandehurve të tjerë për inceneratorin e Fierit, që procesi ndaj tyre të vijojë me gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë, për tre të pandehurit e tjerë, ku një prej tyre është edhe Etleva Kondi, procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua.

Pranimi i gjykimit të shkurtuar nuk do të thotë detyrimisht se të akuzuarit kanë pranuar fajësinë, por u jep mundësinë që në rast se shpallen fajtorë në fund të të gjithë procesit gjyqësor, ata përfitojnë uljen e 1/3 të dënimit.

Ata do përballen me akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Lefter Koka është shprehur në disa seanca se akuzat ndaj tij janë të paprovuara, duke pretenduar se procesi është i montuar me qëllim që ai të goditet politikisht. Edhe ish-deputeti Alqi Bllako deklaroi se nuk ka pasur asnjë rol në dhënien e koncesionit.

2 Komente

  1. F
    Fazlliqi

    Ju lutem dikush te me spjegoje se cafre do te thote gjykim i shkurtuar ( a do te thote pranim i akuzave dhe zbutje e lehtesirave) sepse une kukkerkojne gjykim te shkurtuar jane dakort me akuzat , pse deri tani thinin jemi te pafajshem , ju ltem dikush te me skjaroi ete ekuacion , te gjithe politiqenerit dhe bashibuzukerit kerkojne gjykim te shkurtuar dhe te gjithe shtrohen diten e dyte ne spital me probleme ne zemer, por kure jane ne detyre jane si Luane, ju faleminderit ,

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komunist me Rolex

      Gjykim i shkurtuar nuk është pranim faji por in pandehuri pranon të gjykohet në bazë të provave që ka gjykata dhe kryhet ne 1 seance të vetme dhe perfiton 1/3 e uljes së denimit psh nga 6 vite denim merr 4 Ps. Në rastin e Kokës me shokë do të thotë që do lirohen të gjithë

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje