
Kryetari i sapozgjedhur i bashkisë Himarë Fredi Beleri ndodhet i shtruar në spitalin e burgut prej dy ditësh.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Glidona Daci, e cila thekson se ai ka probleme me zemrën, por megjithatë gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Beleri ndodhet në qeli prej datës 12 Maj, nën akuzën për blerje votash gjatë fushatës elektorale në Himarë. Ai garoi në zgjedhjet lokale të 14 Majit nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.
Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Edhe pse i burgosur për korrupsion zgjedhor, ai mori drejtimin e bashkisë Himarë më 15 Maj.
Është për tu habitur që të gjithë këta si politikan hajdutë kur arrestohen thonë jamë me zemër. Çfarë emri ti vemë ksajë?
e kan helmue grekt me qellim qe te lehin sa ma fort europes dhe botes ,se ja cfar ban shqiptaret ,na e pallun per vdekje Cliimtarin e Vorio Eqirit