
Kaq kohë i është dashur Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të hetuar një kamion me dru zjarri me vlerë totale 30 mijë lekë.
Fillimisht hetimet kishin nisur pasi informacionet e marra tregonin për një grup që merrej më trafik droge.
Por 5 të dyshuarit janë arrestuar për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, për një kamion me dru zjarri.
Është vendosur masa e sigurimit “arrest në burg” për sekserin Lulzim Hasa, ndërsa katër të akuzuarit e tjerë, oficerë të policisë gjyqësore dhe pronarë të mjetit do hetohen në liri.
Agjentët kanë investiguar duke kryer vëzhgime filmime dhe fotografime për 4 muaj.
Ato janë kryer në Gramsh, aty ku ishte bllokuar kamioni, e kanë vijuar rrugës për Elbasan dhe më pas brenda në qytet në ambientet e prokurorisë dhe policisë lokale.
Sipas dosjes, përpos të gjitha tentativave për lirimin e kamionit më dru, ngarkesa nuk u lirua nga ana e prokurorit të çështjes.
SPAK është duke verifikuar edhe raste të tjera të cilët janë hetuar nga dy oficerët e Policisë Gjyqësore, për të vërtetuar nëse ka pasur shkelje të tjera ligjore nga ana e tyre.
Po jane kriminelë të rrezikshëm këta që luftojnë për bukën e gojës, ata të PPP dhe kullave shumëkatëshe duhen mbrojtur me cdo kusht