Makina përplas dhe merr zvarrë për disa metra të moshuarin te vijat e bardha në Berat

27 Maj 2023, 17:22Kronika TEMA

Makina përplas dhe merr zvarrë për disa metra të moshuarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen “Çelepias” të qytetit të Beratit, ku një 68-vjeçar është përplasur nga një makinë, teksa kalonte me biçikletë në vijat e bardha të rrugës. 

Pas përplasjes, automjeti tip “Volswagen Passat”, me targa AA 590 FC, e ka marrë zvarrë për disa metra dhe më pas ka ndaluar.

I moshuari Agim Mingu është përplasur pa ndjenja në asfaltin e rrugës, deri në mbërritjen e ambulancës që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Mjekët e spitalit konfirmojnë se ai ndodhet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij është kritike.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të shumtë të policisë, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, ndërkohë që po kërkohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, të cilat do të hedhin dritë mbi dinamikën e aksidentit.

Burime zyrtare të policisë konfirmojnë se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ku edhe po jep dëshminë e ti në lidhje me ngjarjen. Burime nga dëshmitarë në vendngjarje konfirmojnë se automjeti që shkaktoi aksidentit ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe.

4 Komente

  1. T
    Tini

    Shqitar hesapi , nuk e duam as ligj as disipline per te ardhur keq

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plani 5te pesevjecar

      Vijat e bardha thonë por para dy muajve që isha në Shqipëri pashë vija të bardha për këmbësorët por pa semaforë në to për të ndaluar makinat. Botë xhungle ... eksperiencë me jetë njerëzish.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pordhicia me fara e me raki

        vizat e bardha kot fare me makina te parkuara mbi to e polici aty ha fara as 5 metra larg nga shkelja. Si mund te funksionojne vizat pa Semafore. Nuk ka asnje semafor Qyteti ku jetoj e eshte lokomotiva e turizmit thote Qillota , cfare behet keshtu ku jemi ne afrike .

        Përgjigjjuni
        1. S
          SPAK

          ......aty s'duhet te vendoseshin vija te bardha vendi vjen me kthese nga e djathta! Duhej nje stop sign ndryshe jo vija te bardha!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje