Ekzekutoi Arjan Gosën në Kavajë/ Habib Rexha mbetet në qeli, lirohet shoku i tij

27 Maj 2023, 10:55Kronika TEMA

Ekzekutoi Arjan Gosën në Kavajë/ Habib Rexha mbetet në qeli,

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ''arrest me burg'' për Habib Rexhën, autorin e vrasjes së Arian Gosës në 21 maj brenda një lokali në Kavajë.

Ndërsa shoku i tij, Erivs Kurti i cili dyshohet se e kishte ndihmuar të largohej pasi kreu krimin e rëndë është lënë i lirë.

Rexha u vetëdorëzua në polici dy ditë pasi kreu vrasjen. 31-vjeçari Rexha ka deklaruar para grupit të hetimit se vrasjen e ka kryer pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar dhe se miku i tij nuk kishte dijeni për ngjarjen.

Sipas tij, viktima Arjan Gosa kur ishte kthyer nga Italia ishte shprehur se do ta shuante familjen Rexha.

Familja e tij ka shprehur frikën për një tjetër hakmarrje dhe ka kërkuar mbrojtje ndërkohë që babai i Arjan Gosës ka thënë në policinë e Kavajës se çështjen ia ka lënë në dorë drejtësisë.

Lini një Përgjigje