
Laert Haxhiu i cili u arrestua pak ditë më parë në Janinë, ka mohuar që të jetë autor i masakrës së Lushnjës me dy të vrarë.
Ai ka dalë para gjykatës ditën e djeshme ku është njohur me akuzat e ngritura ndaj tij, si dhe me urdhër-arrestin e lëshuar nga Shqipëria. Mësohet se 31 vjeçari ka thënë para gjykatëse se nuk mund të urdhërojnë ekstradimin në Shqipëri, pasi sipas tij, i rrezikohet jeta nga banda e Aldo Bares.
Gjykata e Janinës ka dhënë masën “ arrest me burg” me 40 ditë afat për 31-vjeçarin Laert Haxhiu në lidhje me kërkesën e Shqipërisë për esktradim.
Ndërkohë, sipas mediave vendase mësohet se është liruar nga tre akuzat në shtetin grek që rëndonin mbi të, që ishin falsifikimi i pasaportës, kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë dhe kalim i paligjshëm i kufirit, të kryera në Greqi.
Kujtojmë se Haxhiu është i akuzuar për vrasjet e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, ndodhur 6 vite më parë në qytetin e Lushnjes.
Në vitin 2017 Gjykata e Lushnjës, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vite burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Lini një Përgjigje