Shfrytëzim inertesh në shtratin e lumit Vjosë, IKMT vijon aksionet! Sekuestron një eskavator dhe një kamion në Fier

27 Maj 2023, 12:15Kronika TEMA

Shfrytëzim inertesh në shtratin e lumit Vjosë, IKMT vijon

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Poçem të Fierit Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka sekuestruar disa automjete, një eskavatyor dhe një kamion, që po kryenin ndërhyrje në lumin Vjosë me qëllim shfrytëzimin e inerteve të këtij lumi.


E pranishme për sekuestrimin ishte edhe policia e cila mbërriti në vendngjarje pas marrjes së informacionit se disa fadroma po kryenin ndërhyrje me qëllim shfrytëzimin e inerteve në shtratin e lumenjve.

 

Aksione të tilla nga IKMT në këtë zonë ka pasur edhe pak ditë më parë në Milot, ndërkohë që edhe më herët një tjetër aksion u zhvillua pranë urës së Drashovicës si dhe një javë më parë po në Milot si pasojë e të cilave janë sekuestruar dy automjete tip ‘fadrome’ që po kryenin ndërhyrje në grykëderdhje të lumit Mat.

1 Komente

  1. b
    banor I zones

    IKMT , duhet te nderhyje edhe ne fshatin KOSINE Permet po behet shfrytezim barbar ne shtratin e bukur te Vjoses ne kete vend. eshte identik sikur po hapen varret dhe nxirren fosile

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje