Goditi me grusht Berishën, Gerti Shehu rezulton me probleme të shëndetit mendor! Prokuroria kërkon shtrimi në psikiatri

28 Maj 2023, 14:07Kronika TEMA

Goditi me grusht Berishën, Gerti Shehu rezulton me probleme të

Pothuajse 6 muaj që prej incidentit të 6 dhjetorit ku u qëllua me grusht  Sali Berisha, ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundime për gjendjen mendore të autorit.

Bëhet fjalë për Gerti Shehun, i cili në protestën e bërë nga Berisha, (në të njëjtën ditë që u mbajt edhe samiti i liderëve të BE-së në Tiranë) e goditi me grusht në fytyrë.


Sipas burimeve të Report Tv pas ekspertizës Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shtrim në spitalin psikiatrik për Gerti Shehun. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, agresori i Berishës rezulton ‘jo i qëndrueshëm mendërisht’.

 

 

1 Komente

  1. A
    Asd

    Gerti nuk ishte ne gjendje te shpjegonte pse e goditi Berishen?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje