EMRAT/ I morën 100 euro shoferit për të mos e gjobitur, si e pësuan dy efektivët e “Shqiponjave” në Tiranë

29 Maj 2023, 12:41Kronika TEMA

EMRAT/ I morën 100 euro shoferit për të mos e gjobitur, si e

Procedimi për dy efektivët e forcave “Shqiponja” ka nisur pak kohë më parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas një konflikti që të dy kanë pasur me një qytetar.

Në të njëjtin procedim thuhet se Çelmeta dhe Xhixha merrnin ryshfet nga qytetarët për lehtësim masash.

Pas hetimeve të agjentëve të AMP është inskenuar një situatë që një automjet ka lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në prani të dy policëve, të cilët e kanë ndaluar.


Gjatë kryerjes së proceduarave standarde, i infiltruari i AMP, i ka dhënë 100 euro për t’iu shmangur penalizimit. Të dy policët e “Shqiponjave” kanë pranuar lekët dhe në këtë moment është bërë arrestimi i tyre në flagrancë.

1 Komente

  1. A
    Asd

    Ha ha ha. Atehere arrestoni gjithe "shqiponjat" ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje