Në burg për shitblerje vote, Apeli kalon çështjen e Fredi Belerit në GJKKO

29 Maj 2023, 15:22Kronika TEMA

Në burg për shitblerje vote, Apeli kalon çështjen e Fredi

Apeli i Përgjithshëm në Tiranë nuk e ka shqyrtuar kërkesën e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për të konsideruar si të paligjshëm arrestimin e tyre nga policia e Vlorës dhe ndryshimin e masës së sigurisë të marrë nga Gjykata e shkallës së parë Vlorë.

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm ia kaloi çështjen për kompetencë GJKKO-së.

Fredi Beleri ndodhet prej 2 ditësh në spitalin e burgut, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

Ai është shpallur fitues i zgjedhjeve nga KQZ si kryebashkiak i Himarës, pasi u kandidua nga koalicioni Berisha-Meta.

 

 

1 Komente

  1. K
    Klaus

    Terrorist!

    Lini një Përgjigje