Ankimoi vendimin e masës "arrest me burg", ja kur do të mbahet seanca për Fredi Belerin

30 Maj 2023, 14:42Kronika TEMA

Ankimoi vendimin e masës "arrest me burg", ja kur do të

Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë më 1 qershor kërkesën e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit.

Ata kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së që iu caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” duke kërkuar pushimin e çështjes.


Beleri, i zgjedhur me votë si kryetar i bashkisë së Himarës dhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi akuzohen për blerjen e votave gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, akuza të cilat i kanë mohuar dhe i kanë cilësuar si inskenime politike.

 

 

Lini një Përgjigje