EMRAT: Kush janë anëtarët e grupit kriminal që ishin përgatitur për të kryer vrasje në Berat

31 Maj 2023, 12:40Kronika TEMA

EMRAT: Kush janë anëtarët e grupit kriminal që ishin

Hamit Berisha, Arli Shehu, Ermal Gora janë tre anëtarët e grupit kriminal që janë shpallur në kërkim pasi tentuan të kryenin atentat ndaj një personi por u larguan përmes pyllit kur zbuluan se ishin pikasur nga policia.

Sipas policisë, sapo morën informacione se do kryhej vrasja e një personi, identiteti i të cilit nuk dihen, ngritën pika kontrolli me shërbime grackë në disa rrugë dhe fshatra ku dyshohej se mund të kryhej kjo ngjarje kriminale.

“Anëtarët e grupit kriminal që kishin planifikuar këtë atentat, në pamundësi për të realizuar qëllimin e tyre, të gjendur nën presionin e Policisë, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara.

Shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të imtësishme dhe informacioneve policore të siguruara, kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të një motomjeti të vjedhur, me 2 skafandra, të veshjeve të kamuflazhit (xhup meshini), të një arme zjarri automatik me silenciator, të një pistolete me silenciator dhe  të një sasie municioni luftarak”, njofton policia.

 

 

Lini një Përgjigje