
Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 25 majit në rrugën ‘Fadil Deliu’ në Tiranë. ku një shpërtheu një sasi tritoli jashtë ambienteve të një fasonerie në pronësi të italianit Roberto Bingaido.
Policia ka arrestuar 2 persona si autorë të ngjarjes. Në pranga ka rënë 46 vjeçari Edmond Arapi i cili sipas dyshohet se i ka ofruar 16 vjeçarit R.G shumën prej 100 mijë lekësh të reja për të vendosur lëndën plasëse.
"46-vjeçari dyshohet se ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar një shumë parash, për vendosjen e sasisë së eksplozivit, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale"-thuhet në njoftimin e policisë.
Pas shpërthimit në fasonerinë e italianit, Edmond Arapi u fsheh në Himarë ku edhe u arrestua, ndërkohë edhe italiani i fasonerisë është larguar në Itali, ndërsa akoma mbetet i paqartë motivi i ngjarjes.
Në kuadër të operacionit u sekuestrua një biçikletë e përdorur nga 16 vjeçari që dyshohet të jetë vjedhur më parë si dhe veshjet që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit së bashku me një mekanizëm arme.
Si pasojë e shpërthimit, përveç pjesës metalike të derës dhe xhamave që u dëmtuan, dëme pësoi edhe një makinë tip “Smart”, e cila ishte parkuar në afërsi. Ky shpërthim mund të ketë qenë një mesazh për pronarin italian.
Ndërsa ky i fundit u tha hetuesve se dyshonte se shkak për atentatin të ketë qenë konkurrenca në fushën e biznesit në të cilën ai operon.
Lini një Përgjigje