Sherr për vendosjen e shezlongëve në Shkodër, 64-vjeçari dhunohet nga 3 të rinj

1 Qershor 2023, 11:55Kronika TEMA

Sherr për vendosjen e shezlongëve në Shkodër,

Një sherr i nisur për disa shezlongë në Shkodër ka degraduar në dhunë fizike, ku 3 të rinj, njëri prej të cilëve është nën hetim dhe dy të tjerët në kërkim kanë ushtruar dhunë ndaj një 64-vjecari.

Sipas njoftimit të policisë, të rinjtë Z. M., 27 vjeç dhe S. M., 27 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin S. H., 64 vjeç, banues në Shkodër, e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shkodrës

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe S. M., 27 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin S. H., 64 vjeç, banues në Shkodër, e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlongëve.

Vijon puna për kapjen e shtetasve Z. M dhe S. M. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”

5 Komente

  1. j
    jo kena pas njoftue tha Voltana

    pa shpaten ngesh brezit s'shkohet me bo plazh.jetojme ne demokraci hej o injorante komunisti kokrra e kandarit

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mjerimi yne!

      Kemi shtet ANTISHQIPTAR ,qe cdo hapesire publike e ka bere private per te xhvatur ca leke me shume me qerate e tyre! Ndryshe ndodh ne shtetin Michigan (SHBA) me 12 milion banore qe te GJITHA PLAZHET ne brigjet e liqeneve gjigande perballe Kanadase i ka PUBLIKE dhe jo thjesht vetem reren dhe ujin,por te nderthurura edhe me PARQE qe jane te plotesuara me te gjithe elementet jetike si lulishte,shetitore,wc,kende lojrash,fusha sportive,mjedise te mbuluara per festa familjare,sherbime policie dhe zjarrefikese,etj dhe qe nuk lejohen as kafenete e as restorantet! Pra pushteti ne kete shtet,nuk eshte i babezitur qe te nxjerre dhjam nga pleshti me privatizimin e plazheve,por ua ka lene ne sherbim te plote te qytetareve! Ky eshte SHTET DE#MOKRATIK,ndersa shteti shqiptar eshte SHTET DIKTATORIAL ,qe sillet si PUSHTUES!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mjere pushueshit

        Bregdeti eshte Tok e Xhanum Mos guxoje njeri te pushoje pa paguar shazhllonet dhe cadrat qe i vjen era shurre dhe kakardhija Miu se e kom te Xhanum Ronen.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Diplomati

          Mirelaaaàa!

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jeta nuk ka vlere

            Per te rivendosur nderin e humbur, do ngrihen djemtë e te dhunuarit te moshuar dhe do ja kthejne patkojte nga dielli ndonjerit prej tyre....Dhe fillon lufta e perjetshme mes brezave. Ne Vlore jane vrare 6 apo 7 vete per nje pasqyre makine te thyer, ne nje aksident....dhe seriali vazhdon...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje