Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali, 33-vjeçari ndërron jetë, arrestohet autori

1 Qershor 2023, 10:46Kronika TEMA

Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali, 33-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Bresha të Italisë. Dy shqiptarë janë përfshirë në një konflikt dhe për pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital pasi është goditur me thikë.

Mediat italiane raportojnë se viktima është Alfonso Kola, 33 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali pas një debati pasditen e së mërkurës. 

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga thika.

Ndërkohë, si autor i dyshuar për këtë ngjarje është vënë në pranga një tjetër shqiptar, Petrit Gega, 52 vjeç.

1 Komente

  1. A
    Asdfg

    U rafte pika, qe late name duke vrare njeri-tjetrin. Gjithe bota na ka hale ne sy, ju ne vend te mbani e mbeshtetni njeri -tjetrin, haheni me thika, me gra, femije…ngisni makinat sikur Po ngisni mushken ne maj te malit. Si jashte, ashtu dhe brenda Shqiperise. Popull i pagdhendur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje