Publikimi i të dhënave për spiunin I.M/ Meta kallëzoi Autoritetin e Dosjeve, Apeli lë në fuqi fillimin e hetimeve

1 Qershor 2023, 13:00Kronika TEMA

Publikimi i të dhënave për spiunin I.M/  Meta kallëzoi

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi fillimin e hetimeve ndaj Autoritetit të Dosjeve, i paditur nga ish presidenti Ilir Meta. Ish kreu i shtetit paditi Autoritetin e Dosjes pasi i publikuan një dosje ku akuzohej si pjesë e ish Sigurimit të Shtetit.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 9 dhjetorit, që vendosi të niste hetimet për Autoritetin e Dosjes të paditur nga Meta. 

Gjykata e Tiranës e vuri theksin në vendimin e saj në faktin se pas regjistrimit të procedimit penal, organi i akuzës duhet të marrë në pyetje Filip Talon, personin që është kallëzuar nga I. M në ish sigurimin e shtetit.

Gjithashtu Gjykata urdhëroi prokurorinë që të administrojë të gjithë praktikën administrative të ndjekur nga AIDSSH që nga momenti i vënies në dijeni/marrjes të e-mail anonim dhe në vijim. Gjykata kërkon edhe marren në pyetje të të gjithë anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve.

Ish-kreu i shtetit Ilir Meta kallëzoi penalisht për Gentiana Sulën, Albert Nikollën, Altin Hoxhën, Gjergj Markun dhe Skënder Vrionin me pretendimin se kanë falsifikuar dokumentet shtetërore, kanë bërë falsifikim kompjuterik, kanë falsifikuar vulat, stampat apo formularët, kanë shpërdoruar detyrën, kanë përhapur informata të rreme që ngjallin panik si dhe kanë zbuluar akte ose të dhëna sekrete.

5 Komente

  1. F
    Florriri po mbaron..

    Ore ti qe te ha Carin ne mese ! pse nuk e Denoncon Kryekriminelin Spiun Sali qe te ka thene mu ne Parlament qe ti je Hajduti i florririt ! Edhe nese nuk je Spiun qe normal je ! je nje njeriu me i uryer ne shqiperi ! Kete ti e din shume mire ! por me Milionat qe ke pervetesuar nga gjaku i te gjithe Qytetareve ! paguan ate pjese te njerezve qe te vijne nga mbrapa.... Shume shpejte do perfundoshe perpara Drejtesise dhe pastaj shpejt e shpejte ne Rec te Shkodres per pushime per disa vite....

    Përgjigjjuni

      1. O
        O ilir o spiun,o ilir o spiun

        Mos ki frike o ilirfloriri sipas pagzimit qe te ka bere sali komunisti,ty nuk te gjen gje se ke mik saliun qe te shpetoi nga burgu i vidios.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje