
Gjykata e Tiranës le në burg 2 efektivët e "Shqiponjave" Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha të akuzuar për korrupsion.
Njëherësh me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, togat e zeza vendosën të shpallin mos kompetencën dhe t’ja kalojnë dosje SPAK.
Dy efektivët u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi morën 100€ ryshfet për të toleruar shkeljen e rregullave të qarkullimit nga një qytetar që në të vërtetë ishte agjent i infiltruar i AMP.
Në momentin e ndalimit policëve iu gjetën 1400 €. Përpara arrestimit efektivët ishin vendosur nën survejim nga prokuroria pas disa kallëzimeve në adresë të tyre të qytetarëve për korrupsion.
Bukur kjo rine brenda ca kohe..Mbase aty ju jepet shanci te merni ndonje Prefesion si Bojaxhi ose si Muratore..Meqe Prefesioni qe ju kishit mbaruar Shkollen,nuk ishte per ju . Plus qendroni large Families dhe te dashurve te juaj,per aqe kohe sa te denoheni.. Mbase zene mend te tjeret,qe te punoshe me ndergjegjesi eshte me mire se sa te punoshe ndryshe si ne kete raste. Gjithsesi vertete ju Uroje Suksese ne Prefesionet e mesiperme.. Bojaxhi ose Muratore..