
Policia Rrugore ka intenisifkuar kontrollet në të gjitha akset rrugore nacionale dhe urbane duke përdorur mjetet inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Si rezultat i monitorimeve, radarë automatikë, makina inteligjente, Poliscan dhe dronë edukues, gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar shpejtësi që varionin nga:
- 154 km/h deri në 167 km/h në "Rrugën e Kombit";
- 203 km/h deri në 230 km/h në autostradën Laç-Milot;
- 137 km/h deri në 141 km/h në rrugën interurbane kryesore Çermë-Lushnjë.
Janë pezulluar 155 leje drejtimi si dhe janë vendosur 2125 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Sekuestrim automjeti, gjobe qe ti vije mendja verdalle, heqje perjete patente dhe te drejte per te ngare cdo lloj mjeti, burg per tentative vrasje....ja kete ben nje shtet me polici normale...