Plagosi 2 persona, ky është sarandioti me nofkën "Radari", i shpallur në kërkim!

3 Qershor 2023, 17:21Kronika TEMA

Plagosi 2 persona, ky është sarandioti me nofkën

Ky është Fatmir Jashari, i njohur me pseudonimin “Radari” i cili plagosi me thikë 2 persona ditën e sotme.

52 vjeçari i shpallur në kërkim, është person me precedentë penalë dhe mësohet se më herët është arrestuar 3 herë për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se është arrestuar më herët në vitin 2000 ne Korfuz nën drejtimin e një skafi me të cilin kryente trafik droge, ngjarje për të cilen u dënua 2 vite burg.

Arrestuar në vitin 2009 nga Policia e Gjirokastrës me një sasi prej 50 kg kanabis, por u lirua pas disa muajsh. Arrestuar në vitin 2013 në Sorone, Bashkia Konispol me 240 kg kanabis.

Gjate kontrollit te banesës së Fatmir Jasharit në 2009 u gjetën 3 zjarri automatike tip Kallashnikov, 2 kilogramë tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 copë ishin të montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezës, 1500 fishekë model 56 (automatiku) dhe 6 krehëra automatiku me fishekë.

Ndersa në vitin 2013 nëe automjetin qe u kap me drogëe i’u gjet 1 Kallashnikov ndeërsa nëe baneseë disa kapsolla detonatorë.

5 Komente

  1. T
    Tarras-Bulba

    Ku eshte sistemi i drejtesise Shqiptare...!!!????? Bime "medicinale", lende shperthyese, kallasha, fishek... po c'duhej me per t'a mbyllur kete kriminal!? Ah, po, po te kishte pas 1501 fishek do t'a kishin plas ne burg per jete... C'sistem i felliqur, keta jane gjykatesit shqiptar. Bravo, drejtesia funksionon!????

    Përgjigjjuni
    1. S
      Spiuni Sali mban Koferenca ne TV !

      Ore po ku i gjeten Armet keta qe gjithmone cdo dite Arestohen njerez me Arme ! Ta pyesim njehere kete Kryekriminelin Spiun Sali ! mbase di gje ky ! nga dolen Armet ! Spiuni Kryekrimineli Sali i lire ! Jeton si Sheik tek Vila ne Lazer ! Ndersa keta kriminelet e vegjel....bihen ne rjete cdo dite..

      Përgjigjjuni
    2. S
      Saranda e re

      Sarandiot ky pleh me mbiemer Jashari?! Levizjet e qellimta te popullsise ne zonat tradicionale orthodokse dhe minoritare jep te tille cibane dhe mostra

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje