Përplasen dy makina në Tiranë, humb jetën i mituri që ishte në rrugë

3 Qershor 2023, 19:39Kronika TEMA

Përplasen dy makina në Tiranë, humb jetën i mituri që

Një i mitur ndërroi jetë nga përplasja e dy makinave në fshatin Bërxull të Vorës.

I mituri ishte në rrugë në momentin që dy makinat me drejtues shtetasit E.H 30 vjeç dhe N.A 63 vjeç u përplasën në rrugën “Shkëndija”.

“Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.

Lini një Përgjigje