30 persona përfundojnë në spital në Bulqizë, dyshohet se janë helmuar nga uji i ndotur

4 Qershor 2023, 11:07Kronika TEMA

30 persona përfundojnë në spital në Bulqizë, dyshohet

Ujësjellësi ka ndërprerë furnizimin me ujë në fshatin Gjoricë të Bulqizës, pasi vetëm një ditë më parë (3 qershor 2023), 30 banorë u paraqitën në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi.

Shkak i helmimit dyshohet të jetë uji i ndotur.

Nga analiza paraprake që është bërë, uji ka dalë i kontaminuar dhe për këtë arsye është marrë edhe  masa për ndërprerjen e furnizimit me ujë deri në daljen e përgjigjes së analizave laboratorike.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit vijojnë hetimet.

Lini një Përgjigje